RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zjarri në Kaliforni dogji mbi 1.300 akra tokë, mijëra të evakuuar

zjarri-ne-kaliforni-dogji-mbi-1.300-akra-toke,-mijera-te-evakuuar

Një zjarr i madh në shtetin amerikan të Kalifornisë ka djegur më shumë se 1.300 akra (gati 526 hektarë) tokë, ndërsa mijëra njerëz u detyruan të evakuohen, transmeton Anadolu.

Zjarri “Sandy” shpërtheu të hënën në mëngjes në kodrat mbi Simi Valley, të vendosura afërsisht 48 kilometra në veriperëndim të Los Angelesit, sipas një deklarate të ndarë nga Zyra e Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom.

“Më shumë se 1.364 akra tokë janë djegur, duke kërcënuar disa komunitete në Simi Valley dhe duke detyruar evakuimin e më shumë se 10 mijë shtëpive, duke vënë 3.500 të tjera nën paralajmërime evakuimi”, thuhet në deklaratë.

Sipas deklaratës, Kalifornia mori një grant nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave të hënën për të mbështetur përpjekjet e zjarrfikësve. Paralajmërimet për evakuim erdhën ndërsa flakët lëvizën drejt juglindjes, tha Departamenti i Zjarrfikësve i Qarkut Ventura në kompaninë amerikane të mediave sociale X.

Pjesë të qytetit të Los Angelesit, përfshirë pjesë të West Hills dhe Chatsworth, u vendosën nën paralajmërime evakuimi të hënën në mbrëmje, sipas NBC News.

Kryetarja e bashkisë së Los Angelesit, Karen Bass tha në X se autoritetet e zjarrfikësve nuk presin që zjarri të përhapen në Los Angeles, por zyrtarët kanë lëshuar paralajmërime pavarësisht kësaj dhe “nga një masë e madhe kujdesi”.

Në të njëjtën kohë, ekipet po punojnë për të kontrolluar një zjarr të madh prej 14.520 akrash (5.876 hektarësh) në ishullin Santa Rosa, i vendosur pranë bregdetit të Kalifornisë Jugore, sipas NBC News.

Zjarri shkatërroi një kabinë dhe një magazinë pajisjesh ndërsa shkaktoi evakuimin e 11 punonjësve të Shërbimit të Parkut Kombëtar.

Related posts

Diplomon gjenerata e 58-të, 490 policë i shtohen Kosovës

Muhamet Ramadani

BE: Nuk do të pranojë asnjë rritje të tarifave të SHBA-së, të zbatohet marrëveshja

admin

Parlamenti libian dënon thirrjen e Greqisë për të hequr dorë nga marrëveshja detare e vitit 2019 me Turqinë

Muhamet Ramadani