RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zjarri në Spanjën qendrore djeg 13 mijë hektarë tokë dhe detyron evakuimin e 800 personave

zjarri-ne-spanjen-qendrore-djeg-13-mije-hektare-toke-dhe-detyron-evakuimin-e-800-personave

Një zjarr masiv në provincën Guadalajara të Spanjës qendrore ka djegur 13 mijë hektarë tokë dhe ka detyruar evakuimin e 800 personave nga 21 bashki, transmeton Anadolu.

sipas gazetës spanjolle El Pais, Zjarri, i cili shpërtheu të enjten në La Mierla, në malet veriore të Guadalajaras, u përhap rreth 14 kilometra gjatë natës dhe vazhdon të jetë në Nivelin 2 të planit rajonal të emergjencave.

Mercedes Gomez, ministre për zhvillimin e qëndrueshëm në qeverinë rajonale Castilla-La Mancha, tha se edhe 200 banorë të tjerë ishin evakuuar ndërsa flakët vazhdonin të përhapeshin.

Autoritetet mëngjesin e sotëm lëshuan një alarm emergjence duke urdhëruar banorët e Pradenas de Atienza, Robledo, Aldeanueva dhe Naharros që të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Operacionet e shuarjes nga ajri rifilluan në agim, ndërsa 204 pjesëtarë të organizuar në 32 ekipe, përfshirë anëtarë të Njësisë Ushtarake të Emergjencave të Spanjës, punuan për krijimin e brezave mbrojtës dhe linjave të kontrollit ndaj zjarrit.

Ndërkohë, ekipet e emergjencës vazhduan përpjekjet për të vënë nën kontroll një tjetër zjarr në Ores, në provincën verilindore të Zaragozës.

Ky zjarr ka prekur rreth 16 mijë hektarë tokë dhe ka çuar në evakuimin e pesë qyteteve në rajonin e Aragonit dhe një tjetër në Navarrën fqinje, duke u bërë zjarri më i madh pyjor në Spanjë deri më tani këtë verë.

Ministri i Mjedisit i Aragonit, Luis Biendicho, tha të shtunën se zjarri kishte ndaluar së përparuari dhe se situata ishte “më pozitive”.

Related posts

Inspektorati: 62-vjeçari që vdiq pas rënies nga kulmi i shtëpisë nuk ishte i angazhuar në procesin e punës

RTI

Ekstremisti Graham shpall kandidaturën për mandat të pestë dhe mbështet luftën kundër Iranit

RTI

Një i vdekur dhe 4 të plagosur në një aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”

admin