Zonja e parë e Turqisë të martën bëri thirrje për marrjen e hapave “efektiv dhe konkret” në nivel global për të luftuar krizën klimatike.
“Sot, nëse nuk ndërmarrim hapa efektivë dhe konkretë në nivel global, për fat të keq, nuk do të ketë hapësirë jetese mbi të cilën mund të vendosim paqen dhe drejtësinë.
“Kriza klimatike qëndron para nesh si një luftë për jetë a vdekje jo vetëm për natyrën, por për secilin prej nesh,” tha Emine Erdogan në një ngjarje të titulluar “Zero Waste for the World, Our Common Home”, në kompleksin presidencial në kryeqyteti Ankara.
Në vitin 2017, nën kujdesin e zonjës së parë, Turqia nisi projektin zero-mbetje me synimin për të theksuar rëndësinë e mbetjeve zero në luftën kundër krizës klimatike.