RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri gjerman i ekonomisë: Evropa paguan çmimin për varësinë e Gjermanisë nga gazi rus

ministri-gjerman-i-ekonomise:-evropa-paguan-cmimin-per-varesine-e-gjermanise-nga-gazi-rus

Evropa po paguan çmimin e varësisë së Gjermanisë nga gazi natyror rus, ka pranuar ministri i Ekonomisë Robert Habeck, ndërsa nënvizon “progresin e madh” që vendi i tij ka bërë muajt e fundit në drejtim të burimeve alternative të furnizimit me energji.

“Nuk ishte Evropa ajo që varej nga gazi rus. Ishte Gjermania. Dhe duke parë prapa, është e vështirë të kuptosh se si mund të kishte ndodhur kjo. Evropa po paguan çmimin për varësinë e Gjermanisë nga gazi rus”, tha Hambeck më herët të martën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Ai shtoi se përparimi që është bërë muajt e fundit në përpjekjet e rimëkëmbjes është “i jashtëzakonshëm”.

Duke iu referuar mundësisë që Berlini të miratojë dërgesën e tankeve Leopard në Ukrainë, Hambeck vuri në dukje se Gjermania “për shkak të historisë së saj është disi e kujdesshme, por nëse SHBA vendos të dërgojë tanke të ngjashme, kjo do ta bëjë më të lehtë vendimin tonë”.

Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje dhe ky do të jetë një nga vendimet e para që do t’i kërkohet të marrë ministri i ri i mbrojtjes, shtoi Hambek dhe përsëriti se Perëndimi nuk duhet të përfshihet në një luftë të re botërore, “fronti duhet të mbetet midis Rusisë dhe Ukrainës”. /gazetashqiptare

Related posts

“Vladimir Putin sheh…”- Zyrtarja e lartë e inteligjencës amerikane: Lufta në Ukrainë nuk ka gjasa të përfundojë së shpejti

admin

Parlamenti italian miraton marrëveshjen për emigrantët me Shqipërinë

Muhamet Ramadani

Vladimir Putin, 25 vite në pushtet! Fillimisht mik e tani armik! E nisi si reformator, por përfundoi kryekomandat! Zhvillimi i marrëdhënieve të BE-së e NATO-s me Rusinë

admin