RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zohran Mamdani bëhet kryetari i parë musliman i Nju Jorkut

zohran-mamdani-behet-kryetari-i-pare-musliman-i-nju-jorkut

Kandidati demokrat Mamdani ka shpallur fitoren dhe ka mbajtur fjalimin e tij të parë pas zgjedhjeve, duke falënderuar mbështetësit për besimin e dhënë.

“E ardhmja është në duart tona. Miqtë e mi, kemi rrëzuar një dinasti politike,” deklaroi ai, duke uruar rivalin e tij kryesor, Andrew Cuomo, “gjithë të mirat në jetën private.”

Mamdani theksoi se fitorja e tij përfaqëson “një mandat për ndryshim” dhe “një politikë të re që u shërben të gjithëve, jo vetëm të paktëve.”

Ai konfirmoi se më 1 janar do të betohet si kryetar i Bashkisë së Nju Jorkut.

Ajo që e bën fitoren të veçantë

Mamdani është kryetari i parë musliman i qytetit të Nju Jorkut.

Ai është gjithashtu njeriu i parë i prejardhje jug–aziatike që arrin këtë pozitë në qytet.

Me moshën rreth 34 vjeç, ai do të bëhet një nga kryetarët më të rinj në historinë e qytetit. /mesazhi

Related posts

Vr’iten 4 ush’tarë iz’raelitë në jug të Ga’zës, gjithsej 713 të vr’arë që nga tetori i kaluar

admin

Avancimi i trupave ruse, Associated Press: Ushtarët e rinj ukrainas refuzojnë të godasin kundër armiku dhe po braktisin fushën e betejës

admin

Ndërroi jetë në moshën 40 vjeçare Imami Hajrullah ef. Musa

admin