RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdoğan takohet me fëmijët jetimë nga Ukraina – VIDEO

zonja-e-pare-e-turqise,-emine-erdogan-takohet-me-femijet-jetime-nga-ukraina-–-video

Emine Erdoğan, bashkëshortja e presidentit Recep Tayyip Erdoğan ka thënë se fëmijët jetimë të sjellë nga Ukraina në Turqi janë në duar të sigurta, raporton Anadolu Agency (AA).

Emine Erdoğan vizitoi shtëpinë e fëmijëve të lidhur me Ministrinë e Familjes dhe Shërbimeve Sociale në të cilën qëndrojnë si mysafirë fëmijët jetimë dhe kujdestarët e tyre të sjellë në Ankara nga Shtëpia e Fëmijës “Odesa Soneçko” si hapi i parë i evakuimit të rënë dakord më 2 tetor në Istanbul me Olena Zelenska, bashkëshorten e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Zonja e Parë Emine Erdoğan, gjatë vizitës së saj në të cilën u shoqërua nga ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale Derya Yanık, mori informacion nga autoritetet për procesin e rehabilitimit të fëmijëve, më i vogli prej të cilëve është 10 muajsh, përfshirë edhe ata me nevoja të veçanta.

Diskutoi procesin e trajtimit të fëmijës me probleme shëndetësore

Emine Erdoğan u interesua, bisedoi dhe u shpërndau lodra një e nga një fëmijëve dhe diskutoi me autoritetet se çfarë mund të bëjnë lidhur me nevojat e trajtimit të një fëmije 7-vjeçar që ka probleme shëndetësore.

Në vizitën ku u përjetuan momente emocionuese, edhe fëmijët treguan interes të afërt me Emine Erdoğan. Duke vizituar klasat e mësimit, dhomat e lodrave dhe të gjumit në Shtëpinë e Fëmijës, tërhoqi vëmendjen dialogu i ngrohtë i Emine Erdoğan me një fëmijë që i shpjegoi personazhet në librin e përrallave.

Emine Erdoğan dhe ministrja Yanık, më pas konsumuan ushqim me fëmijët, ku bëhet e ditur se ushqimet në fjalë ishin dërguar për fëmijët ukrainas nga bashkëmoshatarët e tyre në Shtëpinë “Pursaklar Sevgi”.

Gjatë vizitës ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Ukrainës në Ankara, Vasyl Bodnar, pjesëmarrësit dolën në fotografi me fëmijët dhe kujdestarët e tyre të ardhur nga Ukraina.

“Këtu janë të lumtur dhe të sigurt”

Në një deklaratë për gazetarin e AA-së pas vizitës, Emine Erdoğan rikujtoi se procesi i evakuimit të fëmijëve në Turqi u trajtua në bisedimet e zhvilluara me Olena Zelenska, bashkëshorten e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Zelenska kërkoi një vend për strehim të sigurt të fëmijëve dhe pas vendimit të marrë ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale, Derya Yanık siguroi një shtëpi të fëmijës të përshtatshme për këta fëmijë, njoftoi Emine Erdoğan e cila më tej deklaroi:

“Kisha dëshirë t’i vizitoja dhe t’i shihja vet personalisht fëmijët. Edhe pse sapo kanë ardhur, kam parë se janë shumë të lumtur këtu. Ata janë në duar të sigurta dhe të lumtur me zyrtarët e ministrisë dhe kujdestarët e tyre nga Ukraina që i shoqërojnë. Sigurisht që zemra dëshiron të mos ndodhë kjo luftë, që askush të mos mbetet pa nënë, pa baba dhe që askush të mos zhvendoset nga vendi i tij. Urimi im është që lufta të përfundojë sa më parë, të shërohen plagët atje dhe që gjithkush të mund të kthehet në strehën e tij në mënyrë të sigurt”.

“Presim kontributin e të gjitha vendeve në ndërtimin e paqes”

Më tej në fjalën e saj Emine Erdoğan tha: “Edhe për Olena Zelenska përcjell përshëndetjet e mia të përzemërta. Të mos shqetësohet, amaneti i saj është tek ne, çdo gjë është në rrugën e duhur”.

Duke nënvizuar se mbi të gjitha vendet bie përgjegjësia për ndihmë humanitare dhe ndërtimin e paqes, Emine Erdoğan deklaroi se “Fatkeqësisht lufta shpërtheu, por pas kësaj e rëndësishme është që të gjitha vendet të bëjnë përpjekje për përfundimin e luftës. Presim edhe kontributin e tyre në ndërtimin e paqes. Uroj që Allahu të mos sprovojë askënd me luftë dhe me largimin nga shtëpia dhe vendi i tij”.

“Turqia ashtu sikur sot edhe pas kësaj do të vazhdojë të qëndrojë pranë atyre që janë në vështirësi”, u shpreh Emine Erdoğan e cila uroi dhënien e kontributit ndaj procesit të paqes bashkë me vendet e tjera.

Ajo tha se mund të vazhdojë procesi për evakuimin e fëmijëve në situatë të vështirë në Ukrainë dhe se Türkiye është gjithmonë e gatshme për ndihmë.

Related posts

Rusia: Presidenti Erdoğan, një lider i kalibrit të ndryshëm

admin

Maqedonci viziton Komandën e Forcave Speciale të Turqisë, teston një snajper

rezart morina

Erdogan kritikon ambasadorin amerikan për takimin me liderin e opozitës

admin