RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan kritikon ambasadorin amerikan për takimin me liderin e opozitës

erdogan-kritikon-ambasadorin-amerikan-per-takimin-me-liderin-e-opozites

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se nuk do të priste në takim ambasadorin amerikan në Turqi, Jeffrey Flake, pas takimit te tij me liderin e opozitës, disa javë përpara zgjedhjeve.

“Ky nuk është veprimi i duhur, përpiquni të përdorni pak trurin tuaj. Ju jeni një ambasador. Kontakti juaj këtu është presidenti”, tha të hënën Erdogan, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Anadolu”.

“Si ambasador, ju e dini rolin tuaj. Si guxoni të kërkoni tani një takim me presidentin? Dyert tona janë mbyllur për të”, tha Erdogan.

Udhëheqësi i opozitës Kemal Kılıçdaroglu i partisë së qendrës së majtë CHP po garon kundër Erdoganit në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 14 maj.

Sondazhet sugjerojnë se ai ka një shans të mirë për të mundur Erdoganin pas 20 vjetësh në qeverisje të shtetit.

Deklarata e Erdogan erdhën pasi Flake vizitoi Kılıçdaroglu në selinë qendrore të Partisë Popullore Republikane (CHP) të qendrës së majtë, në Ankara në fund të marsit. /atsh/mesazhi

Related posts

Pritet një takim i Presidentit Biden me homologun kinez Xi Jinping, zbardhen detaje nga vizita e Këshilltarit të Sigurisë në Kinë

admin

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për energjinë

admin

Shkak temperaturat e larta/ Mbyllen shkollat e çerdhet në Greqi, disa orë do të jetë i pavizitueshëm edhe Akropoli

admin