Zonja e parë e Turqisë, Emine Erdoğan, ka vizituar pacientët pediatrik të cilët u transferuan nga Rripi i Gazës në Turqi përmes Egjiptit, transmeton Anadolu.
“Duke parë se fëmijët tanë palestinezë, të cilët po trajtohen në Spitalin e Qytetit të Ankarasë Etlik, janë të sigurt dhe mirë, shpresat tona u gjallëruan të paktën në një farë mase”, shkroi Erdoğan në platformën sociale X.
Erdoğan u informua për shëndetin e fëmijëve dhe u uroi atyre shërim të shpejtë.
“Me gjithë zemër, kërkoj një armëpushim të përhershëm të menjëhershëm, si dhe ndihmë humanitare për të gjithë fëmijët e pafajshëm palestinezë që luftojnë për të mbijetuar në Gazën e rrethuar”, tha Erdoğan.
Gjithsej 182 pacientë u dërguan në Turqi pasi kaluan në pikën kufitare Rafah me Egjiptin.
Turqia shpreh solidaritet të fortë me palestinezët dhe ka deklaruar se është e gatshme të ofrojë mbështetje humanitare.
Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur një rrethim dhe ka ndërmarrë një ofensivë tokësore në hakmarrje të sulmit ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor.
Sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, të paktën 18.787 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 50.897 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite që atëherë.
Emine Erdoğan, Gazze’den Türkiye’ye getirilen hasta çocuğa bir anne şefkatiyle sarılıyor.. pic.twitter.com/5k7ERB8i0U
— Marginale (@themarginale) December 14, 2023