RTV AHIRETI
Artikuj

Zullumqari kalon nëpër katër faza të përshkruara nga Kurani.

zullumqari-kalon-neper-kater-faza-te-pershkruara-nga-kurani.

Shtypësi ( zullumqari) kalon nëpër katër faza të përshkruara nga Kurani

Faza e parë:

Faza e prolongimit dhe dhënjes afat:
{Mirëpo, atyre u jap afat, se kapja (dënimi) Im është i fortë}.
Ndoshta, mund të jetë hera e parë e ndonjë padretjtësie dhe ende ka mundësi reale të tërhiqet e të pendohet!

Faza e dytë:

Faza e joshjes:
{Ne do t’i tërheqim ata per atje ku ata nuk e dinë}.
Kjo do të thotë që bota nuk ngushtohet por zgjerohet, përkundrazi, ajo hapet e shtohet. Në zhargonin popullorë thuhet: tërhiqet në kokrra, pra Zoti i jep atë që kërkon dhe shpreson, madje edhe më shumë se atë që kërkon!
Sepse, më nuk ka shpresë për kthim dhe tani duhet të zhytet më tutje, qe të meritoj denimin e dhembshëm.

Faza e tretë:

Faza e mashtrimit:
{Djalli i ka mashtruar, duke u’a zbukuruar atyre, veprat e liga}
Tash më zemra dhe ndërgjegjja e shtypësit kanë vdekur të dyja.
Ai fillon të tregojë se padrejtësia e tij është e drejtë, madje edhe është dashur të veproj kësisoj!

Faza e katërt:

Faza e ndëshkimit:
{Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtetë, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër}.
Momenti i dënimit vije nga padrejtësia, për të qenë më është i pa evitueshëm dhe shumë i rëndë.

Nga: Halil Avdulli

Related posts

​Kallas e BE nuk presin që liderët e Kosovës e Serbisë të vejnë kushte, kur të ftohen në takimin e nivelit të lartë

admin

Barazia Gjinore në Kushtetuese: juristët e njohur qepin dosjen për ta zhbërë ligjin e fandaksur

Muhamet Ramadani

Maqedonia me rregulla të reja në trafik dhe dënime të ashpra, si funksionon sistemi “Safe City” për shtetasit e huaj

Muhamet Ramadani