RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zv/ministri turk Yıldız: Libri “Dëshmia” e Anadolu-t tregon tragjedinë humanitare në Gaza

zv/ministri-turk-yildiz:-libri-“deshmia”-e-anadolu-t-tregon-tragjedine-humanitare-ne-gaza

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Yıldız për librin e Anadolu-t “Dëshmia”, i cili tregon krimet kundër njerëzimit të kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës me fotografi dokumentare tha se zbulon tragjedinë humanitare në Gaza, raporton Anadolu.

Zv/ministri Yıldız, i cili bëri një prezantim në emër të Turqisë në seancat dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), ku u diskutuan pasojat ligjore të praktikave të Izraelit në territoret e pushtuara palestineze, më vonë foli për librin “Dëshmia”. Ai tha se ky studim i vlefshëm është i rëndësishëm në zbulimin e tragjedisë humanitare në Gaza.

Duke iu referuar rëndësisë së studimeve si libri “Dëshmi” i AA-së, Yıldız tha: “Unë do të doja të falënderoja organizatat joqeveritare dhe organizatat ndërkombëtare që folën përballë shumë liderëve politikë, të cilët për fat të keq e injoruan këtë tragjedi humanitare”.

Libri “Dëshmia” dokumenton krimet e Izraelit

Përderisa shumica e vendeve, veçanërisht vendet perëndimore heshtën për sulmet e kryera nga Izraeli pa dallim ndaj grave dhe fëmijëve në Gaza, shumica e vendeve parashtruan tezën e “mungesës së provave” për masakrat.

Pas këtyre akuzave, Anadolu vendosi të publikojë në një libër si dëshmi në të drejtën ndërkombëtare me pamjet e fotoreporterëve dhe kameramanëve, të cilët kanë luajtur rol të rëndësishëm që nga fillimi i sulmeve.

Libri, i përgatitur në turqisht, anglisht dhe arabisht nga një ekip ekspertësh u botua me emrin “Dëshmia”.

Në libër, krimet kundër njerëzimit të kryera nga Izraeli në Gaza u treguan me fotografi dokumentare.

Related posts

Gjithmonë në mbështetje të Turqisë; Ekipi Pakistanez i shpëtimit largohën nga Turqia me falënderime e duartrokitje

rezart morina

Kurti: Sistemi gjyqësor e ai prokurorial duhet të zhvishen nga ndikimet politike

admin

56 persona vdiqën në aksidente trafiku për shtatë muaj në Kosovë

rezart morina