RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zv/presidentja e SHBA-së, Harris: Shumë civilë të pafajshëm janë vrarë në Gaza

zv/presidentja-e-shba-se,-harris:-shume-civile-te-pafajshem-jane-vrare-ne-gaza

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris deklaroi se Izraeli duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe vuri në dukje se shumë civilë të pafajshëm janë vrarë në Gaza, transmeton Anadolu.

Harris dje mori pjesë në Konferencën e 28-të të vendeve anëtare të Konventës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

Në margjinat e konferencës, ajo bisedoi me presidentin e EBA-së, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi dhe mbretin e Jordanisë, Abdullah II.

Pas takimeve, Harris theksoi se skenat nga Gaza janë tronditëse.

“Është shumë e rëndësishme se si Izraeli mbrohet. Shumë civilë të pafajshëm janë vrarë në Gaza. Vuajtjet e civilëve dhe imazhet nga Gaza janë shumë tronditëse”, tha zv/presidentja amerikane.

Ajo theksoi se palestinezët duhet të qeverisin Gazën për të arritur paqen e qëndrueshme në rajon, duke shtuar se Autoriteti Palestinez duhet të sigurohet me vullnetin e popullit të tij.

Harris shtoi se ajo është kundër zhvendosjes së detyruar të palestinezëve.

“Nuk do të ketë ripushtim, rrethim apo bllokadë. Nuk do të ketë humbje të territorit dhe Gaza nuk do të përdoret si një platformë për terrorizmin”, tha ajo.

Related posts

Varhelyi: Bosnja së shpejti mund të marrë statusin e kandidatit për BE

admin

Haxhiu njofton se kamerat e sigurisë janë vendosur edhe në vilën e Radoiçiqit

rezart morina

Turqia dhe Këshilli i BE-së drejt ‘ringjalljes’ së lidhjeve

rezart morina