RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTeknologji

Zvicër, 5 parti politike pajtohen të kufizojnë përdorimin e Inteligjencës Artificiale përpara zgjedhjeve

zvicer,-5-parti-politike-pajtohen-te-kufizojne-perdorimin-e-inteligjences-artificiale-perpara-zgjedhjeve

Pesë parti politike zvicerane kanë rënë dakord të kufizojnë përdorimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në fushatat e tyre për zgjedhjet federale të 22 tetorit, transmeton Anadolu.

Siç raportoi agjencia shtetërore e lajmeve ‘Swissinfo’, nënshkruesit e deklaratës së përbashkët, respektivisht Partia Socialdemokrate, Partia e Qendrës, Partia e Gjelbër, Partia e Gjelbër Liberale dhe Partia Protestante, udhëzuan seksionet e tyre kantonale që të respektojnë kodin e sjelljes, i cili thotë se çdo përdorim i AI-së gjatë fushatave politike duhet të deklarohet në mënyrë eksplicite.

Partitë politike po ashtu ndalojnë përdorimin e AI-së në të ashtuquajturat “fushata negative”, ku ata sulmojnë kundërshtarët e tyre politik.

“AI përfaqëson një mundësi për të mundësuar forma të reja komunikimi. Por ajo gjithashtu paraqet rreziqe, duke e bërë të mundur që të shtrembërohen faktet ose t’i atribuohen gjëra aktorëve të caktuar politik që ata nuk do t’i kishin thënë”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Megjithatë, Partia Radikale-Liberale nuk e nënshkroi deklaratën, por tha se është e angazhuar të ndalojë çdo përdorim abuziv të AI-së.

Duke argumentuar se kufijtë e asaj që përbën një fushatë negative janë të paqarta, Partia Popullore Zvicerane refuzoi ndërmarrjen e angazhimeve për këtë çështje.

Related posts

BE-ja hap procedim formal kundër TikTok-ut për shkelje të aktit të shërbimeve digjitale

rezart morina

Szunyogu te Kurti në takim lamtumirës: Kosova t’i përshpejtojë reformat për rrugën drejt BE-së

admin

Serbia zyrtarisht do ta kërkojë kthimin e ushtrisë së saj në Kosovë

admin