RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zvicër: Borë pas valës së të nxehtit, temperatura u ul me 30 gradë

zvicer:-bore-pas-vales-se-te-nxehtit,-temperatura-u-ul-me-30-grade

Pas valës së të nxehtit, Zvicra është përballur me reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Të hënën ka rënë borë në resortin e njohur dimëror të Zermatt, në lartësinë 1638 metra.

“Temperatura pati një rënie mbresëlënëse, brenda katër ditëve. Të enjten, termometri i stacionit lexoi 31.2 °C. Sot në orën 11.15 ishte 0.5 °C”, raportoi shërbimi i motit, në platformën X (ish-Twitter).

Shumë kalime malore në Alpe, si Gotthard dhe Zimblon, mbetën të mbyllura, për shkak të shiut që filloi mbrëmjen e së premtes. Shërbimet e trenave u anuluan në disa zona, për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Lumi Rhine është vërshuar në luginën nëpër të cilën rrjedh në Zvicër, por deri më tani nuk ka asnjë rrezik për zonat e banuara, siç raporton agjencia zvicerane e lajmeve Keystone-ATS.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe nesër, njofton shërbimi meteorologjik. Në male do të bjerë sërish borë, por kjo nuk mjafton për të shpëtuar akullnajat zvicerane.

Zvicra dhe ekosistemi i saj janë veçanërisht të prekur nga ndryshimet klimatike. Situata në akullnajat përshkruhet si dramatike: midis 2021-2022 ato humbën 6% të vëllimit të tyre. /dosja

Related posts

Policia dje konfiskoi 33 patentë shofer

admin

Barometri i Ballkanit: Shqiptarët më të kënaqurit me situatën ekonomike në vend në krahasim me rajonin

rezart morina

Nga sot polica kufitare do të jetë falas për mërgimtarët

admin6