Zvicra ka dënuar sulmet e kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke thënë se Izraeli “duhet të mbrojë civilët palestinezë dhe t’i vërë para drejtësisë përgjegjësit”.
Në një postim në rrjetin X, Ministria e Jashtme e Zvicrës dënoi sulmin e fundit ndaj fshatit palestinez Jalud, ku morën pjesë rreth 100 kolonë izraelitë.
Gjatë sulmit, kolonët u vunë zjarrin dy shtëpive të familjes Tubasi, vetëm disa orë pasi familja ishte përpjekur të kthehej në pronën e saj, pas një vendimi të gjykatës izraelite që i dha fund afro dy muajve të zhvendosjes së saj.
“Niveli i paprecedentë i dhunës së kolonëve nuk mund të tolerohet”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme zvicerane. /mesazhi

