RTV AHIRETI
Lajme

“Zvicra do të mbështesë procesin e paqes së Ukrainës”

“zvicra-do-te-mbeshtese-procesin-e-paqes-se-ukraines”

Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Viola Amherd, ka deklaruar se Zvicra do të mbështesë procesin e propozuar të paqes së Ukrainës, një dita pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, përsëriti një formulë të paqes që ai parashtroi për herë të parë në nëntor të vitit 2022, transmeton Anadolu.

Komentet e presidentes zvicerane erdhën në një konferencë të përbashkët për media në Bern së bashku me presidentin ukrainas. Amherd gjithashtu tha se Zvicra është e gatshme të organizojë një konferencë “për ta bërë procesin e paqes një sukses”.

Duke komentuar takimin e katërt të këshilltarëve të sigurisë kombëtare mbi propozimin e presidentit e Zelenskyy-t në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se bisedimet janë “biseda për hir të bisedës” dhe nuk mund të arrijnë një rezultat sepse Rusia nuk është e pranishme.

Formula e presidentit Zelenskyy, e përbërë nga 10 kushte, u parashtrua në samitin G20 të nëntorit të vitit 2022 në Indonezi, me hapin e saj përfundimtar nënshkrimin e një marrëveshje të paqes. Ajo gjithashtu fokusohet në çështje të tilla si siguria bërthamore dhe siguria e ushqimit dhe energjisë.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës filloi në shkurt të vitit 2022, pothuajse 2 vite më parë. Me shenjat e një ngërçi, duket se ka një ngurrim në rritje midis disa aleatëve të Ukrainës për të vazhduar financimin e mbrojtjes së saj.

Related posts

Jemen, dhjetëra fëmijë të vrarë në periudhën 1 janar-15 nëntor

admin

Walker nga Reçaku: Krenar që sot Kosova gëzon demokraci plotësisht funksionale

admin6

Estonia do të blejë nga SHBA-ja sistem të raketave të artilerisë në vlerë 200 milionë dollarë

admin