RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zvicra do të thërrasë ambasadorin izraelit lidhur me ligjin e dënimit me vdekje për palestinezët

zvicra-do-te-therrase-ambasadorin-izraelit-lidhur-me-ligjin-e-denimit-me-vdekje-per-palestinezet

Si përgjigje ndaj vendimit të parlamentit izraelit, Zvicra pritet të thërrasë ambasadorin e Izraelit, Tibor Schlosser, në Ministrinë e Jashtme këtë javë

Ministria e Jashtme e Zvicrës do të thërrasë ambasadorin e Izraelit në përgjigje të miratimit nga parlamenti izraelit më 30 mars të një ligji për dënimin me vdekje për palestinezët e dënuar për sulme fatale, transmeton Anadolu.

Sipas një raporti në gazetën “Blick”, miratimi i dënimit me vdekje nga Izraeli ka shkaktuar kritika të forta në arenën ndërkombëtare, përfshirë edhe reagimet nga Zvicra.

Si përgjigje ndaj vendimit të parlamentit izraelit, Zvicra pritet të thërrasë ambasadorin e Izraelit, Tibor Schlosser, në Ministrinë e Jashtme këtë javë.

“Zvicra e hedh poshtë dënimin me vdekje në të gjitha vendet dhe në të gjitha rrethanat sepse është i papajtueshëm me të drejtën për jetë dhe dinjitet njerëzor. Për këtë arsye, Zvicra i ka shprehur qëndrimin e saj Izraelit si në mënyrë bilaterale ashtu edhe publikisht”, tha një zyrtar i Ministrisë së Jashtme për “Blick”.

Kreu i Divizionit të Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në ministri, Tim Enderlin ka filluar bisedimet me Schlosser-in dhe do ta thërrasë atë “për t’ia përcjellë personalisht qëndrimin e Zvicrës” Izraelit.

Knesseti, asambleja legjislative e Izraelit, e miratoi ligjin e diskutueshëm. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjithashtu votoi në mbështetje të tij. Sipas ligjit, ekzekutimet do të kryhen me varje.

Ekzekutimet do të kryhen nga oficerët e shërbimit korrektues të burgjeve ose rojet e emëruara nga Shërbimi Izraelit i Burgjeve. Personat e përfshirë do të kenë anonimitet dhe imunitet ligjor.

 

 

Ndaj lajmin

Related posts

Indonezia: Respektojmë sovranitetin e Iranit dhe procesin kushtetues në vend

RTI

Turqia, Jordania dhe Siria nënshkruajnë marrëveshje për transportin për të nxitur tregtinë rajonale

Hevzi

Trepça shpall gjendje të jashtëzakonshme, ua pezullon minatorëve pushimet vjetore

Muhamet Ramadani