RTV AHIRETI
Uncategorized

Zvicra sot voton për planin për të kufizuar popullsinë në 10 milionë banorë

zvicra-sot-voton-per-planin-per-te-kufizuar-popullsine-ne-10-milione-banore

Propozimi është paraqitur nga Partia Popullore Zvicerane e krahut të djathtë, e cila e quan këtë iniciativë “nismë qëndrueshmërie”. Sipas saj, masa synon të lehtësojë presionin mbi strehimin, shërbimet publike dhe mjedisin në vend.

Megjithatë, nisma ka hasur në kundërshtime të forta nga qeveria, parti të tjera politike, përfaqësues të biznesit dhe sindikata, të cilët e cilësojnë atë si një “iniciativë kaosi”. Sipas tyre, kufizimi i popullsisë mund të sjellë mungesë të fuqisë punëtore në sektorë kyç si shëndetësia dhe turizmi, si dhe të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

Debati mbi këtë çështje ka nxjerrë në pah përçarjet e thella në shoqërinë zvicerane lidhur me imigracionin dhe zhvillimin demografik të vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, popullsia e Zvicrës është rritur ndjeshëm që nga viti 2002, kur numëronte rreth 7.3 milionë banorë, ndërsa aktualisht arrin rreth 9.1 milionë, ku rreth 27 për qind e banorëve janë të lindur jashtë vendit.

Rezultati i referendumit pritet të ketë ndikim të madh në politikat e ardhshme të migracionit dhe zhvillimit ekonomik të Zvicrës.





Related posts

Arab Women in Engineering Spotlight: Global STEM Leaders

Dogana e Shtutgartit konfiskon 250 kg suxhuk në autobusin që vinte nga Kosova

Kushtrim Guraj

Kurti e shpalli “të tejkaluar” Asociacionin: Çfarë thonë letrat që ka negociuar me Serbinë dhe çka BE-ja?

Kushtrim Guraj