RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zvogëlohet numri i pensioneve invalidore, të Trepçës, familjeve të dëshmorëve e invalidë të luftës

zvogelohet-numri-i-pensioneve-invalidore,-te-trepces,-familjeve-te-deshmoreve-e-invalide-te-luftes

Gjatë vitit 2023 në Kosovë është rritur numri i përfituesve të pensioneve për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë derisa është zvogëluar ai për pensionet invalidore, pensionet e Trepçës, familjet e dëshmorëve e invalidët e luftës, raporton teve1.info

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës skema për pensionet invalidore u zvogëlua rreth 22 për qind, ajo e pensioneve të Trepçës rreth 19 për qind, e ndihmës sociale afër 12 për qind kurse për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës përfitimi nga skema pensionale u zvogëlua në 1.5 për qind.

“Rënie e përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë. Në muajin nëntor 2023, krahasuar me muajin nëntor 2022, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore (-21,7%); skema për pensionet e Trepçës (-18,7%); skema e ndihmës sociale (-11,9%) skema për pensionet familjare (-9,0%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,5%)”, thuhet në komunikatë.

Megjithatë, rritje të pensioneve gjatë këtij viti pati për pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike ku kanë përfituar rreth 3 mijë veta.

“Në muajin nëntor 2023, krahasuar me muajin nëntor 2022 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike (17,7%); skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (13,7%); skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) (10,0%); skema e pensioneve bazike të moshës (6,2%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,8%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (5,0%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (2,9%); skema e kompensimeve për personat e verbër (1,9%); skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (1,7%); skema për veteranët e luftës (0,1%)”, thuhet në komunikatë.

Related posts

Regjimi sirian i Assadit emëron ambasador në Arabinë Saudite pas 11 vjetësh ndërprerje

admin

UN Women: Dy nëna vriten në Gaza për çdo orë

admin6

Policia jep detaje për shpërthimin e mbrëmshëm në objektin e komunës së Mitrovicës së Veriut

admin