RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zyra e Kryeministrit sqarohet për mungesën e Kurtit në takim me Presidenten

zyra-e-kryeministrit-sqarohet-per-mungesen-e-kurtit-ne-takim-me-presidenten

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka marr pjesë në takimin e presidentes Vjosa Osmani me liderët partiakë për të diskutuar datën e zgjedhjeve.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në një deklaratë për Telegrafin tha se kryeministri po merr pjesë në një drekë me 21 ambasadorë të akredituar në Kosovë, ku është i ftuar si mysafir nderi.

“Dreka është caktuar më 10 korrik. Konfirmimi nga ana e kryeministrit për këtë drekë është bërë para tre jave. Në pamundësi për të marrë pjesë në orarin e propozuar, kryeministri Kurti ka sugjeruar që LV të përfaqësohet nga nënkryetari i parë i saj, Glauk Konjufca. Gjë që konsiderojmë që do të duhej të ishte e pranueshme. Kryeministri Kurti është i gatshëm të marrë pjesë në çdo takim të ardhshëm në një ditë dhe orë të përshtatshme”, tha ai.

Related posts

Kurti për takimin me Vuçiqin: Gjithmonë jam i gatshëm

admin

Irlanda dhe Norvegjia bëjnë thirrje për armëpushim në Gaza, lirim të robërve

admin

Iran – Dhjetëra viktima dhe të zhdukur pas stuhive

admin