RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iran – Dhjetëra viktima dhe të zhdukur pas stuhive

iran-–-dhjetera-viktima-dhe-te-zhdukur-pas-stuhive

Numri i të vdekurve është rritur në të paktën 56 brenda 48 orëve nga stuhitë e forta, ndërkohë që ka edhe dhjetëra të zhdukur, njoftoi sot një zëdhënës i Gjysmëhënës së Kuqe.

”Dhjetra persona janë ende të zhdukur në kryeqytetin Teheran dhe katër provinca të tjera”, tha zëdhënësi.

Policia mbylli disa rrugë rurale për shkak se stuhitë sollën edhe rrëshqitje toke në disa provinca.

Ndërsa stuhitë pritet të vazhdojnë në të gjithë vendin të shtunën, autoritetet lokale kanë frikë nga më shumë vdekje.

Që nga e enjtja në shumë pjesë të vendit janë dhënë paralajmërime për mot të keq.

Në operacionet e shpëtimit nga përmbytjet e mëdha, përveç ekipeve të shpëtimit të Gjysmëhënës së Kuqe, kanë ndihmuar edhe vullnetarë.

Qindra familje kanë mbetur pa shtëpi në 48 orët e fundit. /atsh

Related posts

Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Hevzi

Kronologjia/ Nga debati me Joe Biden te dy atentatet e dështuara ndaj Donald Trump dhe kandidimi i Harris për Presidente! Momentet kyçe të një fushate zgjedhore të paprecedentë

admin

Pentagoni: Sulmet në Liban nuk do të ndihmojnë në uljen e tensioneve në rajon

admin