Liderja Tsai Ing-wen dhe zyrtarët e nivelit të lartë të Qeverisë së Tajvanit do të dhurojnë një rrogë të tyre për të mbështetur punimet që zhvillohen pas fatkeqësisë së tërmeteve me qendër Kahramanmaraş dhe të cilët kanë prekur 10 qytete në Turqi, transmeton Anadolu.
Sipas lamit të agjencisë tajvaneze CNA, mësohet se krahas Tsai, edhe zv/presidenti Lai Ching-te, kryeministri Chen Chien-jen dhe zv/kryeministri Cheng Wen-tsan do të dhurojnë një rrogë të tyre për ndihmë ndaj fatkeqësisë.
Qeveria e Tajvanit më parë ka njoftuar ndihmën në vlerë prej 2 milionë dollarë ndërsa edhe populli tajvanez deri më tani ka siguruar një kontribut prej 340 mijë dollarësh në llogaritë që ka hapur qeveria për donacione.
Gjithashtu, Tajvani ka dërguar në Turqi ekipin e parë të kërkim-shpëtimit të përbërë nga 130 persona. Ekipi i parë prej 40 personash filloi punimet në zonën e fatkeqësisë në Adıyaman ndërsa pritet që atyre t’u bashkohet edhe ekipi i dytë prej 90 personash.
“Po kthejmë mirësinë që Turqia na bëri 20 vite më parë”
Në një bisedë përmes video-konferencës që zhvilloi me ekipin e parë që ka mbërritur në Turqi, liderja tajvaneze Tsai tërhoqi vëmendjen se Turqia është vendi i parë që dërgoi ekip të kërkim-shpëtimit për Tajvanin në tërmetin e vitit 1999. “20 vite më parë (në tërmetin e Tajvanit), Turqia ishte vendi i parë që zgjati dorën e ndihmës për ne. Ndërsa ne tani po i përgjigjemi kësaj mirësie”, tha ajo.
Pjesëtarët e ekipit të shpëtimit falënderuan Turqinë për ndihmën e dhënë në vitin 1999 dhe theksuan se janë të gatshëm për ndihmë me të gjitha burimet dhe mundësitë e tyre.
President Tsai Ing-wen called Taiwan’s search and rescue team in Turkey on Wednesday to thank rescuers for their hard work. “Twenty years ago, they helped us. This time, we can help them,” she said about #Turkey. @iingwen #Earthquake pic.twitter.com/MfBgeylMOb
— TVBS World Taiwan (@tvbsworldtaiwan) February 9, 2023