RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zyrtarët izraelitë dhe amerikanë do të diskutojnë për qytetin Rafah

zyrtaret-izraelite-dhe-amerikane-do-te-diskutojne-per-qytetin-rafah

Zyrtarët izraelitë dhe amerikanë do të diskutojnë në një takim online për propozimet alternative të SHBA-së në vend të sulmit të mundshëm tokësor të Izraelit në qytetin Rafah të Rripit të Gazës ku strehohen palestinezët, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit në faqen e lajmeve “Walla” me qendër në Izrael, zyrtarët izraelitë dhe amerikanë do të zhvillojnë sot një takim online. Në lajmin që bazohet në burime të padeklaruara thuhet se në takim do të diskutohen propozimet alternative të Washingtonit në vend të sulmit tokësor të Izraelit në Rafah.

Në takim delegacionet do të kryesohen nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan dhe ministri i Çështjeve Strategjike të Izraelit, Ron Dermer. Pretendohet se takimi i dytë për diskutimin e alternativave në vend të sulmit tokësor në Rafah, do të mbahet ballë për ballë javën e ardhshme.

Administrata amerikane ka thënë se është kundër sulmit në Rafah në të cilin strehohen rreth 1.5 milion palestinezë. Pavarësisht kundërshtimeve të SHBA-së, Izraeli thekson se do të fillojë sulm tokësor në Rafah.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një konferencë për media dje njoftoi se ushtria izraelite ka miratuar sulmin tokësor në Rafah.

Related posts

Koreja e Veriut kryen rundin e katërt të testeve raketore brenda një jave

admin

Çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme, lirohen nafta e benzina

admin

“Covid-19 këtë vit do jetë si gripi sezonal”

admin