RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zyrtarët pro-rusë në 3 rajone të Ukrainës pretendojnë fitore në referendum

zyrtaret-pro-ruse-ne-3-rajone-te-ukraines-pretendojne-fitore-ne-referendum

Të paktën në tre nga katër rajonet e shkëputura të Ukrainës në të ashtuquajturat referendume, sipas zyrtarëve pro-rusë kanë votuar në favor të bashkimit me Rusinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raporteve paraprake të Komisionit Qendror Zgjedhor të të ashtuquajturës Republika Popullore e Luhanskut (LPR), 98,42 për qind e votuesve në rajonin Luhansk të kontrolluar nga separatistët votuan në favor të bashkimit me Rusinë.

Leonid Pasechnik, kreu i LPR-së së vetëshpallur, nesër do t’i drejtohet presidentit rus, Vladimir Putin, me një kërkesë për të shqyrtuar çështjen e bashkimit të LPR-së me Rusinë si një subjekt i federatës.

Ndërkohë, sias rezultateve paraprake nga i ashtuquajturi komitet zgjedhor i rajonit Kherson, 87,05 për qind e votuesve në këtë rajon të Ukrainës votuan në favor të bashkimit me Rusinë.

Media shtetërore ruse raportoi edhe rezultatet paraprake të rajonit ukrainas Zaporizhzhia, sipas të cilave rreth 93 për qind e votuesve në këtë rajon po ashtu votuan në favor të bashkimit me Rusinë.

Ndërsa komisioni zgjedhor në të ashtuquajturën Republika Popullore e Donetskut (DPR) njoftoi se deri sonte vonë janë përpunuar rreth 56 për qind e të dhënave nga votimi, në të cilat 94,75 për qind e banorëve botuan për bashkim me Federatën Ruse.

Komuniteti ndërkombëtar ka deklaruar se votimi në rajonet ukrainase të kontrolluara nga Rusia është i paligjshëm dhe nuk do të njihet. Megjithatë, mediat ruse raportuan për pjesëmarrje të lartë në votimet 5-ditore. /aa

Related posts

Izraeli mbyll për 2 ditë hyrje-daljet në territoret palestineze për festën hebraike Sukkot

rezart morina

Togeri i FSK-së merr çmimin Honor Graduate në SHBA

rezart morina

Teknikat e reja kirurgjikale janë arsyeja kryesore, dhurimi i veshkës është më i sigurt se ç’mendohej më parë

admin