RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli mbyll për 2 ditë hyrje-daljet në territoret palestineze për festën hebraike Sukkot

izraeli-mbyll-per-2-dite-hyrje-daljet-ne-territoret-palestineze-per-festen-hebraike-sukkot

Izraeli njoftoi mbylljen e të gjitha pikave të kalimit në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe portat kufitare në Rripin e Gazës për shkak të festës “Sukkot”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim të enjten nga Gassan Alyan, koordinatori i “operacioneve” të qeverisë izraelite në territoret palestineze, thuhej se portat kufitare me Judenë dhe Samarinë (emërtimi izraelit për Bregun Perëndimor) dhe Gaza do të jenë të mbyllura në përputhje me vlerësimin e situatës së sigurisë dhe direktivat që vijnë nga fronti politik.

Në deklaratë thuhet se kalimet ndërpriten nga mesnata e së enjtes deri në mesnatën e 30 shtatorit dhe se gjatë mbylljes 48-orëshe, hyrjet dhe daljet do të lejohen vetëm në raste të jashtëzakonshme humanitare dhe shëndetësore, me kushtin e miratimit të koordinatorit të operacioneve të qeverisë izraelite në territoret palestineze.

Kjo festë, e cila do të festohet nga data 29 shtator deri më 6 tetor të këtij viti, quhet “Sukkot” (kabina, tenda), në kujtim të izraelitëve që dolën nga Egjipti me Profetin Musa dhe banuan në tenda që bënin nga degët dhe gjethet, që mund t’i gjenin në shkretëtirë.

Sipas besimit hebre, festa Sukkot përfaqëson dyzet vitet që izraelitët u endën nëpër shkretëtirë, duke jetuar në strehimore të përkohshme. Sukkot, shumësi i fjalës hebraike “Sukkah”, do të thotë “kabinë” dhe përdoret për t’iu referuar “strehimeve të përkohshme”.

Related posts

Roja bregdetare italiane: Nëntë të vdekur nga fundosja e anijes në Mesdhe

admin

Kurti flet për ndalimin e policëve dhe qytetarëve në Serbi: Kjo gjë u paralajmërua nga Vuçiqi

admin

Lista Serbe: Përfundon farsa e organizuar nga regjimi i Albin Kurtit

admin6