RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zyrtarët ushtarakë rusë dhe turq takohen për eksportin e grurit nga porti i Ukrainës

zyrtaret-ushtarake-ruse-dhe-turq-takohen-per-eksportin-e-grurit-nga-porti-i-ukraines

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se zyrtarët ushtarakë rusë dhe turq u takuan në Moskë për të diskutuar daljen e sigurt të anijeve tregtare turke dhe eksportin e grurit nga portet ukrainase, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të ministrisë, palët diskutuan gjithashtu për qasjet për të siguruar lundrim të sigurt në Detin e Zi.

“Më 21 qershor në Moskë u zhvilluan negociatat ndërmjet delegacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes së Federatës Ruse dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë. Palët diskutuan çështjet e daljes së sigurt të anijeve tregtare turke dhe eksportit të grurit nga portet e Ukrainës, si dhe qasjet për të garantuar lundrim të sigurt në Detin e Zi”, tha ministria.

Sipas ministrisë, delegacionet e Rusisë dhe Turqisë theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në një format dypalësh, i cili mundësoi daljen nga porti i Mariupolit, duke përfshirë edhe anijen turke të mallrave Azov Concord.

Në deklaratë thuhet se palët arritën një marrëveshje për të vazhduar konsultimet. /aa

Related posts

Gjermania lejon Poloninë të dërgojë avionë MiG-29 në Ukrainë

admin

Serbia është duke lobuar kundër, OKB me projektrezolutë për gjenocidin në Srebrenicë

admin

Sërish kolona në kufi, pritje deri në tri orë te Dheu i Bardhë

admin