RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

10 viktima dhe 60 të zhdukur, mbytet anija në Nigeri

10-viktima-dhe-60-te-zhdukur,-mbytet-anija-ne-nigeri

Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 60 janë zhdukur pasi një varkë u mbyt në shtetin Anambra në juglindje të Nigerisë.

Koordinatori rajonal i Shërbimit Kombëtar të Emergjencave, Tikman Tanimu tha se në bord kishte 85 pasagjerë dhe shumë pasagjerë mbetën të bllokuar në momentin kur anija u fundos.

Sipas zyrtarëve, 15 persona janë shpëtuar deri më tani, raportoi Reuters.

Një ish-guvernator lokal, Afam Ogene, tha se aksidenti ndodhi për shkak të një problemi të motorit menjëherë pas nisjes.

“Është një anije që mund të transportojë më shumë se 100 pasagjerë. Fatkeqësisht, motori u prish dhe pati një rrëmujë,” tha Ogene.

Anambra është ndër 29 nga 36 shtetet e Nigerisë të goditura nga përmbytjet këtë vit. /euronews

Related posts

Turqi, në ditën e tetë të kërkimeve shpëtohet nga rrënojat një vajzë 6-vjeçe

rezart morina

Shtypi gjerman: Gjendja në Kosovë tepër e rrezikshme

rezart morina

“Djegne OKB-në”: Izraelitët i vunë zjarrin zyrës së UNRWA në Jerusalemin Lindor të pushtuar

RTI