RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Turqi, në ditën e tetë të kërkimeve shpëtohet nga rrënojat një vajzë 6-vjeçe

turqi,-ne-diten-e-tete-te-kerkimeve-shpetohet-nga-rrenojat-nje-vajze-6-vjece

Vogëlushja 6-vjeçe e quajtur Miray, e cila me ditë të tëra kishte mbetur nën rrënojat e ndërtesës në qytetin Adiyaman pas tërmetit katastrofal të javës së kaluar, u shpëtua në ditën e tetë të kërkimeve, transmeton Anadolu.

Ekipet e shpëtimit 178 orë pas tërmetit në qarkun Alitas nxorën të gjallë vajzën e vogël e cila më pas u transferua në spital.

Në Adiyaman, një nga dhjetë qytetet turke që u shkatërruan nga tërmetet e forta me magnitudë 7.6 dhe 7.7 ballë më 6 shkurt, me epiqendër në Kahramanmaraş, vazhdojnë përpjekjet për kërkimin dhe shpëtimin e të mbijetuarve nga fatkeqësia e rëndë.

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqinë jugore është rritur në 31.643, njoftoi sot Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AFAD).

Related posts

Turqi, provinca Hatay goditet nga dy tërmete të tjera – VIDEO

Muhamet Ramadani

Ushtria e Mianmarit nderon murgun anti-musliman, liron të burgosurit

admin

Vjosa Osmani merr ftesë nga Trump për ‘Bordin e Paqes’: Kosova, aleate e palëkundur për ta çuar para paqen!

admin