RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

100-eurot,-hapet-aplikimi-per-punetoret-e-sektorit-privat

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar për hapjen e aplikimit për subvencionimin e punëtorëve të sektorit jo-publik.

Sipas njoftimit, aplikimi bëhet individualisht nga secili punëtor përmes formularit online:

Aplikimi për subvencionim

Ministri ka bërë të ditur se secili aplikues duhet të sigurohet që të dhënat e plotësuara të jenë të sakta, pasi aplikimet me gabime do të refuzohen.

Po ashtu, është theksuar se llogaria bankare duhet patjetër të jetë në emër të përfituesit.

Kush mund të aplikojë?
Punëtorët në sektorin privat;
Punëtorët në entitete jo-publike (OJQ);
Punëtorët në entitete publike që nuk marrin pagë nga buxheti përmes listës së pagave, si Ndërmarrjet Publike, RTK etj.
Kriteret për përfitim
Përfituesi duhet të ketë të ardhura mujore bruto jo më shumë se 1,000 euro;
Punëtori duhet të jetë i deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill, e dorëzuar deri më 15 maj.

Afati për aplikim është deri më 5 qershor 2026.

Related posts

Lajçaku takohet me Dodikun e sanksionuar nga SHBA-ja

admin

Kurti nga Zvicra fton bizneset private të investojnë në Kosovë

admin

Kryediplomati turk diskuton për zhvillimet rajonale me homologun e tij kinez

admin