RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

11 studentë të plagosur pas bastisjes së forcave izraelite në Universitetin Birzeit

11-studente-te-plagosur-pas-bastisjes-se-forcave-izraelite-ne-universitetin-birzeit

Njëmbëdhjetë studentë u plagosën, mes tyre pesë me plumba të vërtetë, pas bastisjes së forcave izraelite në kampusin e Universitetit Birzeit, pranë Ramallahut.

Sipas Gjysmëhënës së Kuqe, pesë studentë u plagosën nga armë zjarri, katër të tjerë pësuan asfiksi nga gazi lotsjellës, ndërsa dy u lënduan si pasojë e rrëzimit. Të gjithë të plagosurit u dërguan në spital për trajtim mjekësor.

Zyrtarë të universitetit bënë të ditur se forcat izraelite përdorën plumba të vërtetë, gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese brenda kampusit, ku në atë moment ndodheshin rreth 8 mijë studentë. Gjatë bastisjes, u dëmtua porta kryesore e universitetit, u bastisën disa ndërtesa dhe fakultete, si dhe u konfiskuan pajisje të lëvizjes studentore.

Gjatë operacionit, forcat izraelite ndaluan edhe zëvendësrektorin për çështje akademike, Asim Khalil.

Rektori i Universitetit Birzeit, Talal Shahwan, e cilësoi bastisjen si pjesë të një fushate sistematike kundër arsimit, duke theksuar se këto veprime shkelin të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar, si dhe rrezikojnë jetën e studentëve dhe stafit.

Ministria e Arsimit të Lartë dënoi ashpër bastisjen, duke i bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare arsimore dhe organizatave të të drejtave të njeriut që të ndërmarrin veprime për ndalimin e shkeljeve ndaj arsimit të lartë palestinez. /mesazhi

Related posts

Në cilat raste KFOR-i do të mund të intervenojë në veri të Kosovës, flet eskperti i sigurisë

admin

Studim: 1.6 milionë të rritur në Mbretërinë e Bashkuar përdorën barna për humbje peshe gjatë vitit të kaluar

admin

Turqia pret zbatim “të menjëhershëm dhe të plotë” të vendimit të përkohshëm të GJND-së për Izraelin

Muhamet Ramadani