RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

13 zyrtarë policorë i shtohen njesitit të mbrojtjes së afërt

13-zyrtare-policore-i-shtohen-njesitit-te-mbrojtjes-se-afert

Sot, në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, pas trajnimit 12 javorë nga instruktorë të Policisë së Kosovës të certifikuar ndërkombëtarisht, u mbajt ceremonia e diplomimit për 13 zyrtarët policorë të cilët përfunduan trajnimin për Njësinë e Mbrojtjes së Afertë.

Të pranishëm në ketë ceremoni të diplomimit ishin drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, Kastriot Jashari nga AKSP, menaxhmenti i lartë i PK-së si dhe eprorë e zyrtarë nga Departamenti i Njësive Special të PK-së.

Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua drejtori i PK-së kolonel Hoxha, i cili uroi zyrtarët për përfundimin e këtij trajnimi ndër më sfiduesit në Policinë e Kosovës si dhe në të njëjtën kohë i inkurajoi që të punojnë me profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi.

Gjatë këtij kursi janë certifikuar edhe 3 instruktorë nga FSK edhe AKI –ja.

Related posts

Komisioni për Arsim përfundon me përplasje, por pa zgjidhje për të dalë nga greva

admin

Shumica e votuesve besojnë se Biden është shumë i vjetër për mandatin e dytë

admin

Myftiu Tërnava priti në takim rektorin e Universitetit Dumlupınar – Kütahya

admin