RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

IAEA: Centrali i Zaporizhzhya-s humbi furnizimin e jashtëm me energji për herë të 24-t gjatë konfliktit

iaea:-centrali-i-zaporizhzhya-s-humbi-furnizimin-e-jashtem-me-energji-per-here-te-24-t-gjate-konfliktit

Centrali Bërthamor i Zaporizhzhya-s (ZNPP) në Ukrainë humbi për pak kohë furnizimin e jashtëm me energji elektrike, për herë të 24-t që nga fillimi i konfliktit, duke nxjerrë në pah brishtësinë në rritje të lidhjes së objektit me rrjetin elektrik, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), transmeton Anadolu.

Në një postim në platformën amerikane të mediave sociale X, mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së tha se gjeneratorët emergjentë me naftë të centralit siguruan automatikisht energji rezervë pasi lidhja me linjën e vetme të mbetur të jashtme të energjisë, Ferosplavna-1, u ndërpre gjatë pasdites.

“Edhe pse shumë e shkurtër, ndërprerja e fundit e energjisë së jashtme nënvizoi edhe një herë lidhjen gjithnjë e më të brishtë të ZNPP-së me rrjetin, ku gjysma e të gjitha rasteve të humbjes së energjisë kanë ndodhur që nga mesi i prillit”, tha drejtori i përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Grossi.

IAEA tha se shkaku i shkëputjes ende nuk dihet.

Related posts

Rindërtim i ekonomisë së Ukrainës, pavarësisht bombave! Kostot kapin shifrën e 400 miliardë dollarëve

admin

Rritja e tensioneve me Rusinë, Blinken “zbarkon” në Moldavi

admin

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

Muhamet Ramadani