RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

14 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit, armëpushimi drejt dështimit

14-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-jug-te-libanit,-armepushimi-drejt-deshtimit

Të paktën 14 persona janë vrarë, përfshirë dy gra dhe dy fëmijë, si pasojë e sulmeve izraelite në jug të Libanit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Libanit.

Sipas autoriteteve, edhe 37 persona të tjerë janë plagosur. Sulmet kanë goditur disa zona, përfshirë rajonet e Tirit, Nabatieh dhe Bint Jbeil, ku janë raportuar bombardime ajrore, granatime dhe të shtëna me armë zjarri.

Agjencia shtetërore e lajmeve bëri të ditur se ushtria izraelite ka kryer edhe shkatërrime të shtëpive dhe infrastrukturës, ndërsa në disa zona është raportuar edhe shkatërrimi i një xhamie dhe objektesh fetare.

Nga ana tjetër, Hezbollahu ka deklaruar se sulmet e tij ndaj pozicioneve izraelite janë në përgjigje të shkeljeve të vazhdueshme të armëpushimit nga Izraeli, duke pretenduar mbi 500 shkelje që nga 17 prilli.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka njoftuar për vdekjen e një ushtari dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve gjatë luftimeve në jug të Libanit.

Armëpushimi 10-ditor, i cili kishte hyrë në fuqi më 17 prill dhe ishte zgjatur për disa javë, duket se po shkon drejt dështimit mes përshkallëzimit të ri të dhunës. /mesazhi

Related posts

Gaza, vriten 4 palestinezë në sulmet izraelite ndërsa 22 të tjerë plagosen

Irfan Jahiu

SHBA nuk do të vendosë kushte për ndihmën ushtarake për Izraelin

Muhamet Ramadani

Numër më i vogël i protestuesve në Zveçan, Njësia Speciale para komunës

admin