RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

14-vjeçarja theret me thikë në një shkollë fillore të Prizrenit, 12-vjeçari shoqërohet nga policia

14-vjecarja-theret-me-thike-ne-nje-shkolle-fillore-te-prizrenit,-12-vjecari-shoqerohet-nga-policia

Një mosmarrëveshje ka ndodhur mes dy të miturve sot në një shkollë fillore të Prizrenit, që për pasojë një 14-vjeçare është therë me thikë.

Ajo është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi, deklaroi se i dyshuari i moshës 12-vjeçare është shoqëruar në stacionin policor.

“Më datë 17.11.2025, rreth orës 12:55, është raportuar për një mosmarrëveshje mes dy të miturve në një shkollë fillore në Prizren, gjatë së cilës njëri prej tyre ka përdorur mjet të mprehtë duke e plagosur tjetrin. Viktima vajzë (14 vjeçare) është dërguar në Emergjencën Spitalore në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor. I dyshuari ( 12 vjeç ), është sjellë në stacion policor nga familjarët dhe me të janë merr hetuesit e delikuencës së të miturve. Të dy janë nxënës të shkollës së njëjtë. Rasti është në trajtim”, deklaroi ai.

Related posts

Raportuesja e OKB-së i kërkon Italisë të mbështesë pezullimin e marrëveshjes BE-Izrael

Irfan Jahiu

Luftanija e katërt MILGEM e Pakistanit do të lëshohet në përdorim këtë javë

admin

Zyra e OKB për të Drejtat e Njeriut: Izraeli mund të ketë shkelur ligjet e luftës gjatë fushatës ushtarake në Gaza

admin