RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“150 mijë iz’raelitë mbetën të bllokuar jashtë vendit pasi u ndaluan fluturimet”

“150-mije-iz’raelite-mbeten-te-bllokuar-jashte-vendit-pasi-u-ndaluan-fluturimet”

Televizioni izraelit Channel 12 raportoi se rreth 150 mijë izraelitë janë bllokuar jashtë vendit për shkak se shumë kompani ajrore ndaluan fluturimet e tyre për në Tel Aviv, transmeton Anadolu.

Pas vrasjes së kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh në kryeqytetin e Iranit, dhe vrasjes së komandantit të lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr në sulmin ajror të Izraelit në Bejrut, dhe mundësisë së hakmarrjes nga Irani, Hezbollahu dhe Hamasi kundër Izraelit, u ndaluan fluturimet në rajon dhe për rrjedhojë u bllokua kthimi i qytetarëve izraelitë në vend.

Në deklaratën në faqen e internetit të televizionit Channel 12, pretendohet se rreth 150 mijë izraelitë nuk mund të ktheheshin në vend për shkak të anulimit të fluturimeve nga shumë kompani ajrore për në Tel Aviv.

Në lajmin e djeshëm të televizionit shtetëror izraelit KAN, thuhet se rreth 4 mijë izraelitë kanë mbetur të bllokuar jashtë vendit dhe kanë kontaktuar Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tel Aviv për t’u kthyer në Izrael.

Për shkak të tensionit në Lindjen e Mesme, 15 kompani ajrore ndërkombëtare pezulluan fluturimet e tyre për në Tel Aviv përkohësisht ose pa afat të caktuar.

Related posts

MPJD mbyll Qendrën Kulturore në Stamboll, bashkatdhetarët atje habiten

admin

Kryeministri britanik: Numri i shqiptarëve të ardhur ilegalisht në Britani është ulur për 90 për qind

rezart morina

MPJD: Nuk është votuar kundër dhe nuk ka dështuar anëtarësimi i Kosovës në KiE

admin