RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

159 vite nga dëbimi masiv i çerkezëve, “një nga ngjarjet më të dhimbshme në histori”

159-vite-nga-debimi-masiv-i-cerkezeve,-“nje-nga-ngjarjet-me-te-dhimbshme-ne-histori”

Sot shënohen 159 vjet që kur Rusia cariste dëboi popullin çerkez, grup etnik kaukazian, nga rajoni i Kaukazit më 21 maj 1863, raporton Anadolu.

Sipas shifrave jozyrtare, rreth 1,5 milion çerkezë u dëbuan brenda një muaji, ndërsa rreth 500 mijë që humbën jetën për shkak të faktorëve si kushtet e rrugës, sëmundjet dhe uria.

Komunitetet çerkeze u dëbuan në pjesë të ndryshme të botës, veçanërisht në Perandorinë Osmane, ndërsa Rusia cariste vazhdoi zgjerimin e saj drejt rajonit të Detit të Zi.

Të dëbuarit u vendosën në anije nga portet e Detit të Zi, si Anapa, Novorossiysk, Gelendzhik, Soçi dhe Adler, dhe shumë u vendosën në qytetet e Anadollit, si Ordu, Samsun, Tokat, Amasya, Sinop, Yozgat, Düzce, Adapazarı dhe Kocaeli.

Disa çerkezë u vendosën gjithashtu në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Siri dhe Palestinë, ku me kalimin e kohës u integruan me popullsinë vendase.

Ndërkohë, ata që nuk u arrit të dëbohen në Perandorinë Osmane, u vendosën në fshatrat e kozakëve rusë në zonat pranë lumenjve Laba dhe Kuban.

Dëbimi i popullit çerkez përshkruhet si “një nga ngjarjet më të dhimbshme në histori” dhe kujtohet nga çerkezët që jetojnë në Türkiye çdo vit.

Në përkujtim të dëbimit, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha në Twitter se populli turk ende ndien “dhimbjen e madhe të vëllezërve tanë çerkezë”.

“Përkujtoj me mëshirë të gjithë vëllezërit dhe motrat tona që humbën jetën, në përvjetorin e dëbimit të tyre nga atdheu i tyre Kaukazi me metoda çnjerëzore”, tha Erdoğan.

Related posts

Falet namazi i Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

RTI

Biden anashkalon palestinezët në fjalimin e tij

rezart morina

“Bashkëpunimi, i domosdoshëm”, Vjosa Osmani konferencë me zyrtarin amerikan: Anëtarësimi në INTERPOL, i pamundur pa mbështetjen e SHBA

admin