RTV AHIRETI
Lajme

16 organizata joqeveritare dhe disa aktivistë kërkojnë dorëheqjen e Bordit të RTK-së

16-organizata-joqeveritare-dhe-disa-aktiviste-kerkojne-doreheqjen-e-bordit-te-rtk-se

16 organizata joqeveritare dhe disa aktivistë kanë kërkuar që bordi i Radio Televizionit Publik të Kosovës (RTK) të japë dorëheqje.

Sipas tyre, publikimi i artikullit të një mediumi boshnjak “Slobodna Bosna”, i cili pastaj është publikuar në RTK, ku akuzohen dy media online se janë nën “kontroll” të Serbisë dhe presidentit të saj Aleksandër Vuçiq, është narrativë e ushqyer nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në komunikatë për media thonë se qëllimi është denigrimi i gazetarëve e që përbën rrezik për sigurinë e tyre.

“Në vend se të suspendonte të gjithë përgjegjësit për lëshimin e kësaj dezinformate, Bordi i RTK-së u mjaftua me një shprehje të “keqardhjes” për artikullin në fjalë dhe formimin e një komisioni për të “sqaruar situatën”, duke mos u distancuar apo kërkuar falje. Është tejet shqetësues fakti që artikullin diznformues të publikuar nga RTK-ja, bordi e ka cilësuar si “kontravers” dhe ka deklaruar të pavërteta se kinse RTK nuk ka përmendur emrat e mediumeve”, thuhet në reagimin e organizatave.

The post 16 organizata joqeveritare dhe disa aktivistë kërkojnë dorëheqjen e Bordit të RTK-së first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Qindra motoçiklistë nisen nga Sarajeva për në Potoçari në nderim të viktimave të gjenocidit – VIDEO

rezart morina

Shqiptari Skënder Salihi synon të bëhet kryetar i qytetit zviceran të Gjenevës

admin

Kërkesa e Serbisë për kthimin e trupave në Kosovë, KFOR konfirmon se ia kanë përcjell një përgjigje

admin