RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kërkesa e Serbisë për kthimin e trupave në Kosovë, KFOR konfirmon se ia kanë përcjell një përgjigje

kerkesa-e-serbise-per-kthimin-e-trupave-ne-kosove,-kfor-konfirmon-se-ia-kane-percjell-nje-pergjigje

Përfaqësues të KFOR-it i janë përgjigjur Serbisë pas kërkesës për kthimin e ushtarëve të tyre në territorin e Kosovës.

KFOR në një deklaratë për Telegrafin ka konfirmuar se i kanë kthyer përgjigje Serbisë, ndonëse nuk kanë dhënë detaje tjera.

“Mund të konfirmojmë se përgjigja e KFOR-it ndaj kërkesës serbe është përcjellë, por nuk hyjmë në detajet e korrespondencës së NATO-s. KFOR-i mbetet vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së”, janë shprehur nga KFOR-i.

Ndryshe, më 16 dhjetor Serbia ia kishte dorëzuar një kërkesë KFOR-it për kthim të 1000 ushtarëve.

Related posts

Mbi 16.500 gazanë kanë nevojë për trajtim jashtë territorit palestinez thotë MSF

Muhamet Ramadani

Protestuesit serbë largojnë barrikadën në Shtërpcë

admin

Haxhiu pas takimit me liderët politikë: Shpresoj që partitë të arrijnë marrëveshje për Presidentin

Kushtrim Guraj