RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qindra motoçiklistë nisen nga Sarajeva për në Potoçari në nderim të viktimave të gjenocidit – VIDEO

qindra-motocikliste-nisen-nga-sarajeva-per-ne-potocari-ne-nderim-te-viktimave-te-gjenocidit-–-video

Qindra motoçiklistë u nisën sot nga Sarajeva për në Potoçari, ku më 11 korrik do të marrin pjesë në përkujtimin dhe funeralin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, raporton Anadolu.

Në mesin e pjesëmarrësve të Maratonës së 12-të Ndërkombëtare të Motorëve Bihaç – Srebrenicë, e cila edhe këtë vit po mbahet nën moton “Mos u harroftë dhe mos u përsërittë”, janë motoçiklistë nga Bosnjë e Hercegovina, vendet e rajonit dhe më gjerë.

Motoçiklistët u nisën nga Ilixha dhe më pas formuan një kolonë dhe parakaluan nëpër Sarajevë me përcjelljen e policisë dhe “Infernon e Srebrenicës”.

Pjesëmarrësit e maratonës së motoçikletave ndaluan para Memorialit të fëmijëve të vrarë të Sarajevës së rrethuar dhe më pas vazhduan rrugën drejt Qendrës Përkujtimore të Potoçarit.

Më 11 korrik të këtij viti, do të varrosen eshtrat e 30 viktimave të tjera të gjenocidit të Srebrenicës të vitit 1995 në varrezat e Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës – Potoçari.

Related posts

Shkon në 67 numri i viktimave në Ceuta

Muhamet Ramadani

Mbyllet pjesërisht dhe me hapësira të kufizuara parkingu mbrapa Pallatit të Rinisë

admin

Ukraine, numri i viktimave nga shkatërrimi i digës Kakhovka rritet në 46

Muhamet Ramadani