RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

19 të vdekur nga sulmi kamikaz në Kabul – VIDEO

19-te-vdekur-nga-sulmi-kamikaz-ne-kabul-–-video

Të paktën 19 persona u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën në një sulm kamikaz në Kabul, ndërsa studentët po futeshin për të dhënë provim, tha policia.

“Studentët po përgatiteshin për provim kur një kamikaz hodhi veten në erë brenda institucionit. Fatkeqësisht, 19 persona u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën”, tha Khalid Zadran, një zëdhënës i policisë.

Një dëshmitar okular, i cili foli për mediat e huaja, në kushte anonimiteti, deklaroi gjithashtu se një kamikaz shpërtheu eksplozivin brenda një qendre trajnimi.

Shumë nga banorët e lagjes perëndimore të Kabulit , ku ndodhi shpërthimi, janë Hazara, një pakicë etnike që ka qenë shënjestër e sulmeve të mëparshme të kryera nga grupi i Shtetit Islamik, ndër të tjera.

Studentët adoleshentë ishin në mesin e 24 personave të vrarë në një sulm të vitit 2020 në një qendër arsimore në Kabulin perëndimor. /euronews

Related posts

Ngrihet aktakuzë ndaj 12 personave, dyshohet se keqpërdoren detyrën dhe dëmtuan buxhetin e shtetit me miliona euro

admin

Izraeli nis sulme të reja ajrore në Liban, rritet tensioni mbi armëpushimin e brishtë

RTI

Droni regjistron shk’atërrimin masiv nga su’lmet iz’raelite në Ga’zën veriore

admin