RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bisedë telefonike Erdoğan-Putin: “Rusia t’u japë një tjetër mundësi negociatave”

bisede-telefonike-erdogan-putin:-“rusia-t’u-jape-nje-tjeter-mundesi-negociatave”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, në bisedë janë diskutuar zhvillimet e fundit në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë.

Presidenti Erdoğan ka shprehur kënaqësinë e tij për përfundimin me sukses të shkëmbimit të të burgosurve Rusi-Ukrainë me ndërmjetësimin e Turqisë, si dhe për funksionimin e Marrëveshjes së Istanbulit, të realizuar me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara.

Erdoğan ka deklaruar se zgjatja e mekanizmit, që do të skadojë në nëntor, është në interes të përbashkët, duke shtuar se po vazhdojnë të punojnë në lidhje me eksportin e pandërprerë të plehrave dhe drithërave ruse.

Presidenti turk ka thënë se nevojiten hapa për uljen e tensioneve për t’i hapur rrugën zhvillimeve më pozitive dhe se nga Rusia pritet të ndërmarrë hapa për të lehtësuar këtë proces, veçanërisht lidhur me çështjen e aneksimit të disa rajoneve të Ukrainës.

Duke i kërkuar presidentit rus Putin që t’u japë një tjetër mundësi negociatave, Erdoğan ka theksuar se janë të gatshëm të luajnë një rol lehtësues në këtë proces.

Related posts

Dy vëllezër palestinezë në Suedi, të ardhurat e “Palestine Cola” ua dhurojnë palestinezëve

admin

Deklarohet KFOR: Nuk ishim në zonë kur u arrestuan policët

rezart morina

I mbijetuari i Masakrës së Izbicës, Milazim Thaçi: S’e kisha besu që vjen kjo ditë

rezart morina