RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

2 viktima nga zjarri pyjor në ishullin grek Salamina pranë Athinës

2-viktima-nga-zjarri-pyjor-ne-ishullin-grek-salamina-prane-athines

Dy persona janë gjetur të vdekur në një zonë të pyllëzuar të Peristerias në ishullin grek Salamina, ku një zjarr pyjor shpërtheu rreth mesditës së sotme, transmeton Anadolu.

Transmetuesi publik ERT raportoi se identitetet e dy viktimave ende nuk janë përcaktuar, ndërsa pesë persona të tjerë që kishin pësuar djegie u shpëtuan dhe u dërguan në Qendrën Shëndetësore të Salaminës.

Sipas transmetuesit, një numër i madh ekipesh zjarrfikëse, të mbështetura nga vullnetarë, po punonin për ta vënë zjarrin nën kontroll, por erërat e forta në zonë po pengonin përpjekjet e tyre.

Pesë anije të Rojës Bregdetare, së bashku me disa varka private, u dërguan gjithashtu në zonë për të ndihmuar në operacionet e evakuimit.

Related posts

I mori jetën një personi dhe çoi në spital 5 të tjerë/ Aksidenti i 5-fishtë në Prishtinë, dyshohet se shkak ka qenë një polic, arrestohet

admin

Policia e Kosovës me plan operativ për zgjedhjet në 18 komuna më 9 nëntor

Muhamet Ramadani

SHBA e sheh Turqinë ‘si një aleate të besueshme’, thotë Shtëpia e Bardhë

admin