RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti i Ekuadorit mbërrin në Kinë për një vizitë shtetërore 8-ditore

presidenti-i-ekuadorit-mberrin-ne-kine-per-nje-vizite-shteterore-8-ditore

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Roy-Gilchrist Noboa Azin, ka mbërritiur Pekin për një vizitë shtetërore 8-ditore në Kinë, transmeton Anadolu.

Transmetuesi shtetëror CGTN raportoi se kjo është vizita e parë e presidentit Noboa në Kinë që nga marrja e detyrës në vitin 2023.

Gjatë vizitës, Noboa pritet të zhvillojë bisedime me homologun e tij kinez, Xi Jinping.

Ky vit shënon 10-vjetorin e partneritetit strategjik gjithëpërfshirës Kinë-Ekuador.

Kina është partneri i dytë më i madh tregtar i Ekuadorit, ndërsa eksportet kineze drejt vendit të Amerikës së Jugut përfshijnë automjete dhe pjesë automjetesh, produkte elektromekanike dhe çelik.

Ekuadori është partneri i tetë më i madh tregtar i Kinës në Amerikën Latine, duke eksportuar naftë bruto, karkaleca deti dhe burime minerale.

Tregtia dypalëshe arriti në 17.33 miliardë dollarë në vitin 2025.

Related posts

Haiti, OKB angazhohet për të gjetur një zgjidhje për krizën

admin

Jordani, protestë kundër sulmeve izraelite ndaj palestinezëve

admin

OKB: Mbi 34.5 milionë njerëz në rajonin e Sahelit kanë nevojë për ndihmë humanitare

Muhamet Ramadani