RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

201 të vrarë dhe 747 të plagosur nga sulmet në Iran

201-te-vrare-dhe-747-te-plagosur-nga-sulmet-ne-iran

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit ka njoftuar se të paktën 201 persona janë vrarë dhe 747 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli në territorin iranian.

Sipas një zëdhënësi të Gjysmëhënës së Kuqe, i cili foli për agjencinë iraniane të lajmeve Mehr, sulmet kanë prekur 24 provinca të vendit.

Ai bëri të ditur se më shumë se 220 ekipe të shpëtimit të Gjysmëhënës së Kuqe ndodhen në zonat e goditura dhe po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. /mesazhi

Related posts

500 ditë nga fillimi i luftës në Ukrainë, si është gjendja

Muhamet Ramadani

Alarmet e rreme për bomba marrin jehonë në Ballkan

admin

Stoltenberg: Putin me këtë luftë e ka humbur përgjithmonë Ukrainën

admin