RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

500 ditë nga fillimi i luftës në Ukrainë, si është gjendja

500-dite-nga-fillimi-i-luftes-ne-ukraine,-si-eshte-gjendja

Sot bëhen saktësisht 500 ditë nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe ngjarjet vazhdojnë të ndryshojnë me një shpejtësi të paparë. Armët dhe municionet vazhdojnë të rrjedhin në Ukrainë, BE-ja vazhdon të vendosë sanksione ndaj Rusisë, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po kërkon gjithnjë e më shumë mbështetje duke udhëtuar jashtë vendit.

Një rebelim jetëshkurtër shpërtheu edhe në Rusi dhe Ukraina, 500 ditë pas fillimit të luftës, ende kërkon një ftesë të qartë për t’u anëtarësuar në NATO.

Në front, luftimet vazhduan për çdo centimetër të territorit – veçanërisht rreth Bakhmutit, të cilin ukrainasit ende po përpiqen ta rifitojnë. Tragjedia më e madhe ndodhi kur u shkatërrua diga e Kahovkës nga pasojat e shpërthimit, i cili solli shpërnguljen e njerëzve dhe probleme të mëdha mjedisore.

Në Ukrainë kanë mbërritur tanket dhe avionët MiG-29 nga Evropa Lindore, ndërsa avionët F-16 janë ende në pritje, megjithëse pilotët ukrainas janë duke u trajnuar. Bashkimi Evropian ka premtuar një milion municione, ndërsa forcat e armatosura ukrainase shpesh përdorin drone për të sulmuar Krimenë, si dhe Belgorodin dhe Moskën.

Kundërofensiva e Kievit ka filluar, por nuk po jep rezultate të shpejta. /euronews

Related posts

Kanada, 2 mijë mbetje të reja u gjetën në vendin e një ish-konvikti të shkollës kishtare

admin

SHBA- ja ofron 200 milionë dollarë të tjera për mbrojtjen në Ukrainë

rezart morina

Sveçla: Nëse Vuçiq futet pa leje në Kosovë, do të arrestohet

rezart morina