Gjatë mbrëmjes së kaluar është raportuar se një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Kçiq të Mitrovicës.
Por, Hazir Bresila, i riu i cili është gjetur pa shenja jete ishte shpallur i zhdukur tri javë më parë.
Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
Ai po ashtu ka njoftuar se rasti në fjalë është iniciuar si vdekje e dyshimtë, transmeton lajmi.net.
“Të dielën rreth orës 16:50 është raportuar se është gjetur pa shenja në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica H. B. 21 vjeçar”, tha Zaiti.
Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për të identifikuar viktimën dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
21 vjeçari, Hazir Bresila, ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij më 28 dhjetor të vitit të kaluar.
Pas raportimit si i zhdukur, Policia kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta lokalizuar atë, duke ia publikuar edhe fotografinë.