RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KE mbështet idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë

ke-mbeshtet-idene-per-nje-konference-nderkombetare-per-kosoven-dhe-serbine

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, mbështeti idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, me qëllim uljen e tensioneve mes tyre.

Michel i bëri komentet në prag të një samiti të BE-së, që zhvillon punimet sot dhe nesër në Bruksel.

“Dua të them se ne e mbështesim edhe idenë për të organizuar, sa më parë që të jetë e mundur, një konferencë – së bashku me disa shtete anëtare të BE-së”, tha Michel, duke theksuar edhe nevojën e koordinimit me SHBA-në.

“Mendoj se ka ardhur koha të kemi një qasje globale dhe të bëjmë hapa të qartë drejt normalizimit [të marrëdhënieve Kosovë-Serbi]”, tha Michel.

“Kjo është shumë e rëndësishme, sepse ne kemi thënë se duam të përpiqemi maksimalisht për të bërë diçka për Ballkanin Perëndimor, së bashku me Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai.

Idenë për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë e shpalosi më 27 qershor kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Atë ditë, Rama bisedoi në Bruksel më zyrtarë të lartë evropianë, përfshirë Michelin.

Related posts

Kërkohet paraburgim ndaj katër personave për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Muhamet Ramadani

Aksident mes autobusit dhe një kamioni në Carralevë, ka të lënduar

Muhamet Ramadani

Presidenti Erdoğan kërkon vëmendjen e botës mbi krimet e luftës së Izraelit

Muhamet Ramadani