Mesditën e së hënës një 30 vjeçar u vra në një market në Podujevë. E kjo është viktima e 21 brenda tetë muajsh në vendin tonë.
Sipas Policisë së Kosovës numri më i madhe i vrasjeve është i atyre që konsiderohen vrasje të rënda.
“Neni 172* Vrasja – 7 raste
Neni 173* Vrasja e Rëndë – 11 raste
Neni 175* Vrasja nga Pakujdesia – 3 raste
Ndaj këtyre statistikave po kërkohen veprime institucionale.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, vlerëson se shtimi i këtyre krimeve duhet të jetë alarm për Policinë dhe organet e drejtësisë.
Në kryerjen e këtyre krimeve, sipas sociologut, Genc Xërxa, ndikojnë një sërë faktorësh të ndërlidhur mes vete.
Nga të dhënat e Policisë, për shtatë muaj janë konfiskuar 636 armë dhe 9 531 municione.