RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

234 persona të arrestuar nga operacioni “Goditja”

234-persona-te-arrestuar-nga-operacioni-“goditja”

Operacioni i Policisë së Kosovës “Goditja”, ka përfunduar me 234 persona të arrestuar, i cili u realizuar nga 8 gushti e deri më 6 shtator.

Sipas PK-së, rrdhri operativ ka qenë i planifikuar për shtim të masave të sigurisë në pjesët urbane të vendit, dhe është zhvilluar kryesisht në lokale hoteliere, bare nate e kafene.

“Detyrat që parashiheshin të realizoheshin në zbatim të urdhrit në fjalë janë shtimi i patrullimeve policore, kontrollimi i veturave, lokaleve e personave me qëllim që të gjinden, konfiskohen e procedohen rastet kur ka armëmbajtje pa leje, prishje të rendit e qetësisë publike dhe iniciohen raste tjera penale, përfshirë arrestimin e personave të përfshirë në raste penale”, thuhet në njoftim.

Operacioni ka përfunduar me 14417 patrullime, mbi 72 mijë vetura të kontrolluara, 966 lokale, 234 të arrestuar, 77 revole të konfiskuara e 13 armë të gjata dhe 2376 fishekë të ndryshëm.

“Policia edhe në ditët në vazhdim do të vazhdojë me aktivitete me qëllim të shtimit të masave të sigurisë, inicimin e rasteve kriminale, arrestimin e personave që bien ndesh me ligjet e vendit”, thuhet në njoftim.

Related posts

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane

admin

Begaj: Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë kanë rrënjë të thella historike, kulturore dhe njerëzore

Kushtrim Guraj

Mbetet në fuqi masa arrest me burg për kryetarin zgjedhur të Bashkisë së Himarës

Muhamet Ramadani