RTV AHIRETI
Shëndetësi

Shenjat paralajmëruese se keni probleme me mëlçinë

shenjat-paralajmeruese-se-keni-probleme-me-melcine

Mëlçia është një organ vital trup dhe kryen më shumë se 400 funksione. Ajo detoksifikon substancat vdekjeprurëse dhe zbërthen eritrocitet e harxhuara. Përveç këtyre, ky organ gjithashtu sekreton lëngun biliar për fshikëzën e tëmthit. Kjo ndihmon në tretjen e yndyrave në zorrën e hollë.

Krahas detoksifikimit, mëlçia gjithashtu metabolizon proteinat dhe karbohidratet, Vitaminën A dhe substancat që janë instrumentale në mpiksjen e gjakut.

Një nga shenjat më të hershme që tregojnë për probleme me mëlçinë janë çrregullimet në lëkurë. Kjo mund të përfshijë humbjen e ngjyrës normale të lëkurës apo paraqitjen e nuancës së verdhë të lëkurës, gjithashtu mund të ndodhë që thonjtë dhe majat e gishtave të zverdhen, raporton Eo.

Ndryshimet e ngjyrës në jashtëqitje e cila mund të jetë e errët, gjakosur apo ngjyrë katrani tregojnë për çrregullime të punës së mëlçisë.

Shtrëngimet apo dhimbjet në pjesën e poshtme të stomakut si dhe paraqitja e gazrave dhe presionit në bark mund të janë një nga shenjat e para të çrregullimit të punës së mëlçisë.

Nëse ndjeni plogështi dhe lodhje së bashku me ndonjë nga simptomet e cekura, gjithsesi kërkoni ndihmën e mjekut.

Gjithashtu:

– Shtim në peshë pa ndonjë arsye të dukshme

– Lodhje kronike

– Dhimbje barku, kapsllëk, gazra, diarre, fryrje

– Probleme me tretjen e yndyrave

– Fryma e keqe kronike

Nëse vini re se keni vazhdimisht ndonjë nga shenjat më sipër, duhet të konsultoheni me mjekun për të parandaluar dëmtim të mëtejshëm të mëlçisë.

Related posts

Ushqimet e duhura për të luftuar aneminë

admin

Shkencëtarët zbulojnë “magjinë” e shegës

rezart morina

Fëmijë me Covid 19 në spital/ Mjekët: Duhet pasur kujdes, të mos injorohen simptomat

admin