RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

24 vjetori i Betejës së Koshares – liderët opozitarë e quajnë themel të lirisë sonë

24-vjetori-i-betejes-se-koshares-–-lideret-opozitare-e-quajne-themel-te-lirise-sone

Liderët e partive opozitare kanë kujtuar përvjetorin e Betejës së Koshares, njërës ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se thyerja e kufirit Kosovë-Shqipëri, shënon fillimin e një prej betejave më të lavdishme të UÇK-së.

“24 vite qëkur ushtarët e Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të udhëhequr nga heroi Agim Ramadani, i dhanë fund ndarjes së kombit shqiptar, duke thyer kufirin Kosovë – Shqipëri.

Kjo ngjarje shënon fillimin e një prej betejave më të lavdishme të UÇK-së – Betejës së Koshares, e cila forcoi shpresën dhe ngriti moralin në mesin e popullit të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka theksuar se përherë do u jemi mirënjohës për veprën e dëshmorëve dhe veteranëve të Betejës së Koshares.

Ndërkaq kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u shpreh se mes heronjve të rënë që kanë gjetur pavdekësinë, me të gjallët dhe kujtimet e tyre për mëngjesin që mbanë datën 9 prill, shënuam 24 vjetorin e Betejës së Koshares dhe triumfit ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në thyerjen e kufirit shqiptar.

“Kosharja sot na qëndron si tempull rikujtimi për gjithë sakrificën e djemve e vajzave të vendit për të sotmen tonë dhe të ardhmen e brezave që vijnë. Na qëndron si shenjë rikujtimi se çdo ditë e jona sot, është detyrim shërbimi ndaj atdheut tonë të shenjtë – Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.

I pari i LDK-së u tha se sot nderojmë Agim Ramadanin, Sali Çekajn, Xhemajl Fetahajn, Abaz Thaçin, dhe secilin hero të rënë në altarin e lirisë.

“Kosharja, vendi i fundit i tyre, është themel i lirisë sonë. Nderojmë po ashtu, gjithë të rënët e huaj në rrugëtimin tonë drejt lirisë; nderojmë francezin Paillard Arnaud Pierre, algjerianin Murad Muhammad Ali e italianin Francesco Giuseppe Bider. Nderojmë të shkuarën tonë të lavdishme e të dhimbshme. Lavdi”, tha Abixhiku.

Kurse, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj u shpreh se Epopeja e Koshares ka qenë vendimtare për epilogun e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai potencoi se pa luftën e Koshares, nuk do të ishte lufta për liri.

“Jemi në vendin ku pushojnë luftëtarët shqiptar në vendin që është dëshmi e përpjekjeve të vështira të luftës për liri. Epopeja e Koshares, një luftë mjaft e përgjakshme ka qenë në atë kohë vendimtare për epilogun e luftës tonë, jo vetëm për luftimet këtu në kufi shqiptaro-shqiptar, por për të gjithë luftën. Pa këtë luftë të Koshares, lufta jonë për liri nuk do të ishte. Për këtë liri i nderojmë dhe të gjallët, i përjetshëm qoftë kujtimi për ta”, u shpreh Haradinaj.

Beteja e Koshares ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë.

Related posts

Kongresi Amerikan do të shfuqizojë sanksionet e “Aktit të Cezarit” ndaj Sirisë

RTI

Përleshje mes protestuesve dhe policisë serbe në afërsi të Jarinjës

admin

Izraeli pranon 50 mijë punëtorë të rinj nga India, sfida shtesë për punëtorët palestinezë

Muhamet Ramadani